Pyetet se a do ta udhëheq ai apo Hoti dialogun, ja si përgjigjet Thaçi


Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se nuk ka garë mes tij dhe kryeministrit Avdullah Hotit për udhëheqjen e dialogut me Serbinë.

Thaçi ka thënë se përballë Serbisë kemi qenë gjithmonë të bashkuar.

“Ne përballë Serbisë kemi qenë gjithmonë të bashkuar. Kurdo që kemi qenë të unifikuar dhe të bashkuar si institucione, si liderë politikë, shoqëri civile, si media, kemi dalur mirë. Ne nuk jemi në garë përballë Serbisë. Ne jemi për ta plotësuar njëri-tjetrin, për t’u koordinuar me njëri-tjetrin. Për të pasur një platformë të qartë që i lëvizë gjërat përpara”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka thënë se njohja reciproke me Serbinë dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Baby Boo