Putin ua ndaloi komunitetit LGBT të martohen dhe të birësojnë fëmijë


Vladimir Putin ka nënshkruar një ndryshim kushtetues që ndalon zyrtarisht martesat e të njëjtit seks në Rusi.
Përcaktimi i martesës si një bashkim vetëm i burrave dhe grave është pjesë e një grupi reformash kushtetuese të votuara nga rusët më 1 korrik 2020. Nga kjo paketë, e cila u mbështet nga pothuajse 78 për qind e rusëve, dispozita më e famshme është e 2036, ai sundon Rusinë. Në të njëjtën paketë të ndryshimeve kushtetuese, Putinit iu dha imuniteti i përjetshëm nga ndjekja pe*nale.

Më 5 prill, presidenti rus nënshkroi zyrtarisht ndryshimet kushtetuese dhe i lejoi ato të hyjnë në fuqi.
Martesat e të njëjtës gjini janë tashmë të paligjshme në Rusi, kështu që formulimi i ri në Kushtetutë vërteton më tej këtë dhe e bën edhe më të vështirë për çiftet e të njëjtës gjini që të marrin ndonjëherë një shans për barazi me çiftet heterose*ksuale.
Kjo gjithashtu do të thotë që personat LGBT nuk do të jenë në gjendje të birësojnë fëmijë.

Baby Boo