Pushime verore në Turqi, a nevojitet testi anti-covid?


Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës solli sot disa informacione të rëndësishme në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Turqisë.
Sipas Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), nuk duhet të kryejnë testin PCR pasagjerët që posedojnë dokumentin që vërteton se janë vaksinuar minimumi 14 ditë përpara hyrjes në Turqi.

Po ashtu nuk duhet ta kryejnë testin PCR as pasagjerët që vërtetojnë me anë të një dokumenti se e kanë kaluar COVID-19 në 6 muajt e fundit.
Një kategori tjetër që nuk duhet ta kryejnë testin PCR janë pasagjerët që nuk janë vaksinuar dhe nuk e kanë kaluar COVID-19 në 6 muajt e fundit, duhet të kenë kryer testin PCR maksimumi 72 orë përpara nisjes, ose testin e shpejtë antigjen 48 orë përpara fluturimit.
Po ashtu, TIA njofton se testi PCR kryhet edhe në aeroport, por jo testi antigen.

Baby Boo