Vjehrri nga Suhareka raporton në polici: Reja iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më


Një burrë nga Suhareka ka raportuar në Polici se gruaja e djalit të tij është larguar nga shtëpia dhe s’është kthyer më.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e djalit të tij, viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Baby Boo