Punonte si postier në Zvicër, kosovari vodhi 50 paketa me telefona dhe erdhi e i shiti në Kosovë – i dëmtoi mbi 27 mijë euro


Një 41-vjeçar me nënshtetësi të Kosovës është shpallur fajtor ndër të tjera për vjedhje të shumta dhe është dënuar me burgim me kusht nga Gjykata e Qarkut në Emmen të Lucernit në Zvicër.

Në periudhën nga korriku i vitit 2021 deri në dhjetor të 2022-ës ai ka vjedhur gjithsej 50 dërgesa pako që përmbanin telefona të rinj. Në atë kohë ai punonte si punonjës në një kompani transporti që kryente porosi transporti për Postën Zvicerane, citohet agjencia e lajmeve sda.ch.

41-vjeçari i ka shitur në Kosovë telefonat duke përdorur paratë nga shitja për t’u pasuruar. Shuma totale e dëmit është mbi 27 mijë euro.

Prokuroria publike në Emmen i ka shqiptuar atij një dënim me kusht prej 120 ditësh, përcjell albinfo.ch. Përveç kësaj, ai duhet të paguajë taksa prej më shumë se 1200 frangash.

Baby Boo