Punonjësi shëndetësorë në SHBA pushohen nga puna, nuk ishin vaksinuar


Institucionet shëndetësore në Karolinën e Veriut në SHBA pushuan nga puna 175 punonjës sepse nuk ishin të vaksinuar kundër COVID-19.
Zinxhiri spitalor “Novant Health”, me qendër në Karolinën e Veriut tha se kontratat e 175 punonjësve shëndetësorë që nuk respektuan detyrimin për t’u vaksinuar kundër COVID-19 u ndërprenë.

Për punonjësit e saj me përjashtime mjekësore ose fetare, organizata shëndetësore ka vendosur masë të testimit të detyrueshëm javor, mbajtjes së maskës N95 dhe mbrojtje të syve.
Institucioni shëndetësor, i cili ka 35 mijë punonjës, njoftoi se deri javën e kaluar ka dhënë afat shtesë që 375 punonjës të shëndetësisë që të vaksinohen. Ata që nuk e bëjnë këtë do të pushohen nga puna ose kontratat e tyre të punës nuk do të zgjaten.

“Novan Health” fillimisht njoftoi më 22 korrik se kishte prezantuar vaksinimet e detyrueshme për punonjësit dhe u dha atyre një afat deri më 15 shtator.
Një spital në Houston të Teksasit pushoi nga puna 150 punonjës shëndetësorë për shkak se refuzuan të vaksinohen.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka shpallur të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 në vendet e punës me të paktën 100 punonjës.

Baby Boo