Punonin bashkë në “shtëpi bari”, spanjolli vret me çekiç 29-vjeçarin shqiptar për 5 euro


Një ngjarje e rëndë është shënuar në Spanjë, ku një 29-vjeçar shqiptar është vrarë dhe gjetur i masakruar në një pyll.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Mossos d’Esquarda. Shqiptari dhe një spanjoll 52 vjeç punonin në një “shtëpi bari” dhe dyshohet se pikërisht personi në fjalë ka vrarë dhe të riun.

Kanë qenë familjarët e 29-vjeçarit që kanë kërkuar ndihmë në polici me 4 mars pasi nuk kishin asnjë kontakt me të riun. Gjatë hetimeve policia gjeti “shtëpinë e barit” dhe arrestoi 52-vjeçar, i dyshuar dhe autor i vrasjes së shqiptarit.

Më 17 prill, trupi i të riut shqiptar u gjet në një zonë të pyllëzuar, ndërsa u raportua se kishte plagë dhe se ishte dhunuar për vdekje.

Nga burimet e hetimit, sherri filloi për një borxh qesharak. 52 vjeçari akuzoi të riun se i kishte vjedhur 5 euro. Përleshja u përshkallëzua derisa dyshohet se i arrestuari i hapi kokën të riut me çekiç, duke shkaktuar vdekjen e tij. Pastaj e ka hehdur në pyll.

Të enjten e kaluar, më 11 maj, pasi qëndroi dy ditë në komisariatin e Santa Coloma, 52-vjeçari pranoi autorësinë e ngjarjes dhe u la në burg.

Baby Boo