Në aeroportin e Frankfurtit më së shumti raste pozitive me COVID-19 nga Kosova


Shkalla e pozitivitetit, 6.38%, ishte më e larta te pasagjerët e kthyer nga Kosova. Testimet kanë treguar një rezultat pozitiv për 93 nga gjithsej 1,458 njerëz që kanë hyrë nga ky vend. Shumica e udhëtarëve që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Aeroportin e Frankfurtit, kanë ardhur nga Kosova. Kjo del nga statistikat e ndërmarrjes Centogene, e cila ofron testet për koronavirus në Aeroportin e Frankfurtit, shkruan DPA.

Shifrat i referohen periudhës midis 15 korrikut dhe 8 shtatorit. Janë testuar të paktën 350 njerëz nga secili prej vendeve të përfshira në vlerësim. Në përgjithësi, 0.85 përqind e 104,177 njerëzve të testuar kanë rezultuar pozitivë, transmeton albinfo.ch.

Shkalla e pozitivitetit, 6.38%, ishte më e larta te pasagjerët e kthyer nga Kosova. Testimet kanë treguar një rezultat pozitiv për 93 nga gjithsej 1,458 njerëz që kanë hyrë nga ky vend. Kosova pasohet nga Malta (4.71 për qind pozitivë nga 637 të testuar), Bosnjë-Hercegovina (3.17 për qind rezultate pozitive nga 1609 të testuar). Të ardhurit nga Shqipëria janë në vendin e gjashtë të kësaj liste (2.14 për qind pozitivë, nga 747 të testuar).

Megjithëse të kthyerit nga Spanja me 33,537 njerëz janë grupi më i madh i testuar, vetëm 0,30 për qind e udhëtarëve ishin infektuar me virusin Covid-19. Kjo e vendos Spanjën në fund të listës, përcjell albinfo.ch. Edhe më pak njerëz ishin infektuar midis atyre që mbërrinin nga Shtetet e Bashkuara (0.28 për qind e 7398 të testuarve), Britania e Madhe (0.21 për qind e 955 të testuarve), etj.

Baby Boo