Punëtorja e Ministrisë në Kosovë nuk testohet për koronavirus, në Maqedoni të Veriut del pozitive


Sekretarja e Ministrisë së Pushtetit Publik, Rozafa Ukimeraj është infektuar me koronavirus. E njëjta thotë se testin e bëri në Maqedoni të Veriut, pasi që nuk iu mundësua në Kosovë.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se nuk është trajtuar dinjitetshëm nga institucionet e Kosovës.

“Unë sot kam rezultuar pozitiv me virusin “Corona”. Unë jam në vetizolim që nga dita e hënë dhe po ndjehem mirë me shëndet. Po shpresoj se do t’ia tejkaloj edhe këtë sfidë.Edhe pas shumë përpjekjeve, unë nuk arrita të trajtohem dinjëtetshëm nga institucionet shtetrore, prandaj testimin e kam kryer në Maqedoninë Veriore”, ka shkruar Ukimeraj.

Postimi i plotë:

Unë sot kam rezultuar pozitiv me virusin “Corona”. Unë jam në vetizolim që nga dita e hënë dhe po ndjehem mirë me shëndet. Po shpresoj se do t’ia tejkaloj edhe këtë sfidë.Edhe pas shumë përpjekjeve, unë nuk arrita të trajtohem dinjëtetshëm nga institucionet shtetrore, prandaj testimin e kam kryer në Maqedoninë Veriore.

Të gjithë ata që kemi pasur kontakte, ju lutem, bëni kontroll mjekësore, meqë nuk do të kontrolloheni nga ndonjë institucion përgjegjës.

Baby Boo