Punëtoret e tekstilit në pragun e ekzistencës, qepin këmisha me çmim prej 350 eurosh, ndërsa paguhen 10 mijë denarë


Kushtet në të cilat punojnë punëtoret e tekstilit edhe në kohë të korona virusit janë më se shqetësuese dhe të tmerrshme. Në këtë mënyrë e filloi rrëfimin një punëtore në industrinë e tekstilit e cila për shkaqe sigurie deshi të mbetet anonime. Thotë se është absurde që qepin këmisha që shiten me çmim prej 350 euro, ndërsa marrin paga prej 10 deri në 12 mijë denarë.

-Kur përfundon procesi i përpunimit të këmishës, ne e paketojmë dhe i vendosim çmim për shkak se shkon për eksport. Kemi çmime prej 200, 250, 300 si dhe 350 euro. D.m.th. varet nga cilësia e këmishës. Qepen edhe kostume pune që kushtojnë shumë. E dimë se këtu ka para sepse produkti shkon, ndërsa punëtori nuk i ka as ata 14.500 denarë. Turp!,-pohoi një punëtore në industrinë e tekstilit.

Ajo tha se pronarët që të jenë të pastër para ligjit paguajnë pagë minimale, ndërsa më pas kërkojnë që në dorë tu kthehet një pjesë e parave.
-Pronarët përsëri shërbehen me truke të vjetra që i kanë. Ai do të lëshojë 14.500 denarë dhe përsëri në dorë kërkon që t’ia kthejmë paratë. Kjo u ndërpre, por tani me koronën përsëri u shfaq. D.m.th. nuk u vjen aspak keq, as mëkat. Me përjashtime, që janë të pakët,- pohoi një punëtore në industrinë e tekstilit.

Kryetarja e Shoqatës së punëtorëve të tekstilit “Punëtori i zëshëm i tekstilit”, Kristina Ampeva vlerëson se shteti jonë nuk ka mekanizma adekuat për mbrojtjen e punëtorëve nga mobingu.
Vlerësoj se jo vetëm në industrinë e tekstilit, mobing ka gjithkund, megjithatë mospasja e legjislatives së mirë përmes së cilës më lehtë mund të dëshmohet mobingu, e bënë të vetën që askush mos të flas për mobing. Rastet gjyqësore për mobing janë të pakët. Mungon matje në legjislacionin për mobing, që të dëshmohet,- Kristina Ampeva, nga “Punëtori i Zëshëm i Tekstilit”.

Këto ditë për shkak të mos respektimit të masave për mbrojtje, virusi korona përsëri u kthye në fabrikat e Shtipit. Në takimin e fundit të shtabit të krizës, inspektorët kërkuan që përsëri të rriten kontrollet e transportit me autobusë, por dhe të mos ketë grupim të punëtorëve gjatë pauzave.

Baby Boo