Punësime të shumta para zgjedhjeve, përplasen partitë politike (VIDEO)


Shpalljet për punësimet të reja në administratë dhe institucione të tjera publike po vazhdojnë. Alsat mëson se ditët në vijim edhe disa ministri, drejtori më të mëdha dhe institucione të tjera të ndryshme do të hapin konkurse për punë. Kjo ka përplasur dhe partitë e pushtetit dhe opozitës.
Nga VMRO-DPMNE akuzojnë Qeverinë se përmes punësimeve të reja dëshirojnë të blejnë votues për zgjedhjet e 12 prillit. Zëdhënësi Naum Stoillkovski akuzoi ministrin e Administratës, Damjan Mançevski, se edhe pse kur ishte në opozitë akuzonte se administrata është tepër e ngarkuar, vetëm për një vit janë bërë rreth 3000 punësime.

Baby Boo