Puna e bletarëve, gjithnjë e më e vështirë


Shaban Ademi është gjenerata e tretë në familjen e tij që merret me bletari. Çdo ditë ai kalon orë të tëra duke u kujdesur për kosheret e bletëve. Në lokacionin që vizituam kishte 350 të tilla, ndërsa gjithsej ka 800 koshere. Sot Shabani me dy djemtë e tij, të cilët do jenë gjenerata e 4-të që do të trashëgojnë këtë veprimtari, po përgatisnin bletët për dimërim. Me kalimin e viteve, thotë ai, puna e bletarit është vështirësuar dhe sasia e mjaltit të marrë është më e vogël.

“Njerëzit nuk e punojnë tokën, ata që e punojnë e bëjnë kokë më vete, përdorin lloj – lloj pesticidesh. Këtu ku jemi ne nuk ka pesticide të përdorura. 15:18 Gjendja është kaotike. Dëmi është i madh, nëse përdorën pa masë dhe mjete të ndaluara, dihet se bleta është e ndjeshme. Nëse vazhdohet kështu, veçanërisht në kultura që duhet të spërkaten, duhet të merren masa. Ato janë helme dhe dëmtojnë shëndetin e bletëve. Kjo mund të sjellë deri tek zhdukja e bletëve.”- deklaroi Shaban Ademi- bletar.

Ai thotë se institucionet nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme mbrojtjes së bletëve. Sipas tij, institucionet kujdesin e tyre ndaj bletarisë duhet ta nisin me monitorimin e nivelit dhe llojeve të pesticideve që përdorin bujqit. Sa i përket shitjes së prodhimit, Shabani thotë se bazohen tek qytetarët që zgjedhin të blejnë mjaltë prej tyre.

“Institucionet nuk punojnë në atë drejtim, pra për shëndetin e bletëve. Ne në Maqedoni nuk kemi të rregulluar ende statusin e mjekimit të bletëve. Nuk ka asnjë lloj prodhimi të ilaçeve për bletari, për mbrojtjen e bletëve. Importohen nga jashtë.”- pohoi Shaban Ademi- bletar.

Nga Ministria e Bujqësisë thonë se sipas të dhënave të Agjencisë Pagesore, 5068 bletarë kanë paraqitur kërkesë për subvencione për bletarinë. Por, sipas tyre, numri i bletarëve është më i madh, sepse kërkesa për subvencione nuk i parashtrojnë të gjithë. Prandaj, numrat më relevant që pasqyron gjendjen në bletari janë numrat që i referohen numrit të familjeve të bletëve dhe numrit të fermave të bletëve. Sipas të dhënave të Agjencisë për Ushqime dhe Veterinari, në dhjetë vitet e fundit numri i familjeve të bletëve është dyfishuar dhe sot është 312.623, ndërsa numri i fermave është katërfishuar dhe sot është 11075, sipas regjistrimit të fundit të vitit 2021.

Baby Boo