Publikohet videoja e momentit kur shqiptari futet në fushë dhe vrapon drejt Benzemas për ta përqafuar


Spanjë- një kualifikim drithërues ishte ai mes Realit dhe Manchester Cityt.

Madrilenët e Ancelottit kanë prishur ëndrrat e Guardiolës, duke fituar 3-1 pas kohës shtesë ndaj “Citizens” (ndeshja e parë 4-3 për Cityn).

Një kualifikim drithërues, që ka edhe fatin brenda, por Reali tregoi se është i pavdekshëm dhe një ekspert Championsi. “Qytetarët” e humbën finalen në 2 minuta, pasi kryesonin 0-1 deri në minutën e 89-të.

Në fushën e “Santiago Bernabeut” është shpalosur edhe flamuri shqiptar. Një tifoz shqiptar u ka shpëtuar rojeve të sigurisë dhe ka vrapuar në tapetin e gjelbër për të takuar idhullin e tij, Karim Benzema, me flamurin kuqezi në dorë.

Pas pak sekondash ai u shoqërua jashtë nga stjuardët e stadiumit. Flamuri shqiptar i ka sjellë fat sulmuesit francez, pasi më pas shënoi golin e kualifikimit.

Baby Boo