Rritet dukshëm kërkesa për letërnjoftime dhe pasaporta nga diaspora


Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se është rritur numri dhe lëshimi i dokumenteve për udhëtim dhe ato të lëtërnjoftimit për qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit.

Sipas tyre janë dhënë 15.978 dokumente udhëtimi për qytetarët tanë në vendet e huaja dhe është rritur numri i kërkesave për dhënien e dokumenteve personale në vitin 2022 në krahasim me vitet e kaluara-vetëm gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht të këtij viti janë parashtruar 91.138 kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve dhe 148.115 kërkesa për dhënien e dokuementeve të udhëtimit.
Më se evident është dallimi i madh nga numri i kërkesave të parashtruara në vitin 207, 2018 dhe 2019.

▶️ Në vitin 2017 (qershor, korrik dhe gusht) janë parashtruar gjithsej 40.110 kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve dhe 103.347 kërkesa për dhënien e dokumenteve të udhëtimit.
▶️ Në vitin 2018 (qershor, korrik dhe gusht) janë parashtruar gjithsej 58.977 kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve dhe 107.126 kërkesa për dhënien e dokumenteve të udhëtimit.
▶️ Në vitin 2019 (qershor, korrik dhe gusht) janë parashtruar gjithsej 60.244 kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve dhe 124.263 kërkesa për dhënien e dokumenteve të udhëtimit.

Dallimi i madh i numrit të kërkesave të parashtruara në vitet 2017, 2018, 2019 në krahasim me vitin 2022 ka të bëjë me vendosjen e stacioneve mobile bazë jashtë vendit, në ambasadat dhe në konsulatat e përgjithshme, duke filluar nga data 01.10.2021 dhe deri më 20.09.2022 15.978 qytetarëve tanë u kemi ndihmuar në dhënien e dokumenteve të udhëtimit.

Me projektin stacione bazë mobile e zgjidhëm problemin e disa dekadave të qytetarëve tanë në diasporë-shërbimi i dhënies së dokumenteve të udhëtimit lehtësohet dhe shkurtohet, kurse poashtu ata i shmangen edhe turmave në sportelet e shërbimeve administrative. Poashtu, me transformimin dixhital në proceset e MPB-së, qytetarët kanë mundësi të caktojnë termin për fotografim për dokumente personale përmes: termin.mvr.gov.mk ose uslugi.gov.mk/KlanMacedonia/

Baby Boo