Publikohet një fotografi dhe fjalët e para të opozitarit rus që u helmua nga Putin


Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, tha se është në gjendje të marrë frymë vetë dhe se, në përgjithësi, ndjehet vetja e tij.

Navalny është duke u mjekuar në një spital të Berlinit, pas helmimit me agjent nervor.

“Ende nuk mund të bëj asgjë, por dje kam qenë në gjendje të marrë frymë vetë, gjatë gjithë ditës”, tha Navalny të martën në një postim në Instagram.
“Në përgjithësi ndjehem vetvetja. Nuk kam përdorur ndonjë ndihmë të jashtme, madje as ndihmën më të thjeshtë në fytin tim”, tha Navalny, i cili publikoi edhe një fotografi ku shihet i ulur në shtrat.

Baby Boo