Ipeshkëvia vendos shtatoren e Ibrahim Rugovës para katedrales


Ipeshkëvia e Kosovës e ka vendosur shtatoren e ish-presidentit Ibrahim Rugova në oborrin e katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, pa lejen e komunës.

Kjo vjen pasi Ipeshkëvia hoqi dorë nga vendosja e shtatores së Anton Çettës për të cilën kundërshtoi familja e tij.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka thënë se për vendosjen e shtatores së Rugovës nuk ka dhënë leje komuna e as nuk i është kërkuar një e tillë.

Shtatorja e tij është e punuar nga skulptori Fatmir Hoxha dhe pritet që të përurohet.

Baby Boo