Salija: “Djegja e Kur’anit në Stokholm flet për…”

Djegia e Kur’anit në Stokholm, në mendje më erdhën fjalët të Alija Izetbegoviçit: “Perëndimi nuk ka qenë kurrë i qytetëruar …”

Të nderuar!
– Nuk ka dyshim se djegia e Kur’anit nga një politikan i ekstremit të djathtë nuk i kontribuon paqes dhe bashkëjetesës.
– Nëse digjni edhe miliona kopje të Kur’anit, do të mbetët përsëri libër jete i muslimanëve dhe libri më i mrekullueshëm që njerëzimi ka lexuar ndonjëherë.

– Djegia e Kur’anit para ambasadës turke në Suedi nuk do të pengojë kurrë fjalën e Zotit.
– Djegia e Kur’anit në Suedi është një gjestë i shëmtuar mirëpo, por nuk ishte kopja e fundit që kishim ne muslimanët, ata promovojnë dhunë ndaj Kur’anit ne promovojmë paqe me anë të Kur’anit.
– Çdo veprim ka një qëllim. Pra, cili është qëllimi i djegies së Kuranit? Dhe pse është djegur para ambasadës turke? Djegia e Kuranit nuk duhet të jetë një shqetësim jo vetëm për Turqinë, por edhe për vendet e tjera?
– Djegia e Kur’anit është provokim, jo ​​liri e shprehjes. Suedia njihet si një vend i “qytetëruar”. Megjithatë, është një vend ku u themelua instituti i parë racist dhe Hitleri e admironte këtë vend.
– Djegia e Kur’anit, nëse do Allahu, dëmton vetëm ata që e djegin atë. Fajësimi i Islamit dhe ofendimi i Kuranit dhe i Profetëve nuk i bëjnë asnjë dëm ndjekësve të tyre.

Bujamin Salija, Historian