Publikohet në Youtube kënga e botërorit Rusia 2018 nga Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam


Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam janë këngëtarët që janë përzgjedhur të jenë zërat e kësaj ngjarje të madhe të futbollit, Rusia 2018.

Producenti Diplo ka prodhuar një këngë ritmike, verore, e cila i pështatet shumë mirë një gare.

‘Live it Up’ gjatë ditës së djeshmë u publikua pa leje në Internet ndërsa tani mund ta gjeni në kanalin zyrtar në Youtube, aty ku këngëtarja kosovare dëgjohet duke kënduar me plot profesionalizëm refrenin e këngës së Botërorit.

Të tre këngëtarët e njohur për faqen zyrtare të  FIFA-s në pronocnimet e tyre janë shprehur të lumtur që iu është dhënë rasti të jenë emrat e kësaj ngjarje madhore. Ishte Will Smith ai i cili tha se bashkëpunimi me Erën dhe Nicky Jam përfaqëson harmoni.

 

Baby Boo