Publikohen shifrat ditore të inifektuarve me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të vdekjes dhe se janë konfirmuar 169 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1 mijë e 119 mostrave.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 71 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Shtime dhe Shtërpcë.

Me këto raste, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në17 mijë e 591 , me gjithsej 659 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Numri total i rasteve pozitive është 17.591 raste nga 85.042 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 659 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.979 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.953“, thuhet në njoftimin e IKSHP’së.

Baby Boo