Mungon ilaçi për diabetin, po përdoret për kura dobësimi. Mjekët: Është e rrezikshme


Mjekët endokrinologë japin alarmi se një mediakement që jepet për trajtimin e pacientëve me diabet dhe ata obezë po përdoret pa recetë nga vajza dhe djem të rinj të cilët duan të dobësohen.

Por mjekët thonë se ky medikament ka efekte anësore dhe nuk mund të përdoret nga çdo person.
Por një tjetër problem edhe më i madh është krijuar për pacientët me diabet pasi është krijuar mungesë tregu.

Sipas profesor Totit, ky injeksion po aplikohet në shumë klinika private të cilat e kanë siguruar në mënyrë kontrabande ose jo pa llogaritur për dëmin që shkaktojnë tek pacientë që kanë si qëllim vetëm dobësimin.
Mjekët endokrinologë i kërkojnë strukturave shëndetësore të ndërhyjnë menjëherë për të frenuar këtë fenomen pasi po dëmtohen të dyja palët nga njëra anë pacientët me diabet që nuk e gjejnë më në treg dhe nga ana tjetër pacientët e shëndetshëm rriskojnë nga efektet anësore.

Baby Boo