Publikohen shifrat ditore të infektuarve me COVID-19 në Kosovë


Në 24 orët e fundit, janë shënuar 468 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë vdekur 19 pacientë.19 pacientë kanë vdekur dhe 468 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1314 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 468 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 227 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 22 raste, Lipjan 21 raste, Gjakovë 20 raste, Prizren 18 raste, Drenas 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Gjilan 14 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Ferizaj 9 raste, Malishevë 8 raste, Obiliq 8 raste, Istog 7 raste, Kamenicë 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Podujevë 3 raste, Shtime 3 raste, Klinë 2 raste, Dragash 1 rast, Hani i Elezit 1 rast.

Baby Boo