PTHP Maqedoni: “Nuk ka të dhëna se përfaqësuesja e Eurovisionit kishte qëllim talljen me flamurin”


Prokuroria Themelore Publike deri më tani nuk ka hapur lëndë për ngjarjen që bëri shumë zhurmë në opinionin maqedonas, e cila i referohet përfaqësueses së Eurovisionit, Andrea Koevska, e cila gjatë fotografisë mbrëmë, para gazetarëve dhe foto reporterëve në Torino të Italisë hodhi në dysheme flamurin shtetëror të Maqedonisë.

“Deri më tani nuk ka të dhëna se ngjarja kishte për qëllim ekspozimin e flamurit shtetëror për tallje”, thanë nga prokuroria. Kujtojmë se përfaqësuesja e Eurovisionit është shënjestër e një orteku kritikash pasi dje gjatë një fotosesioni hodhi flamurin e vogël prej letre. Edhe pse ky u konsiderua si një veprim i pamatur, disa ekspertë vlerësojnë se artistja sigurisht se nuk e ka bërë me qëllim të keq apo me qëllim për të poshtëruar Maqedoninë.

Baby Boo