PSP edhe më tej do të hapë hetime, tha prokurorja Ristoska

“Shpresojmë se kompetenca e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) do të zgjerohet në rastet e korrupsionit të lartë. PSP edhe më tej do të hapë hetime. Është e nevojshme zgjidhje ligjore për ndryshim të ligjvënësit që të sigurohet që PSP ka edhe bazë afatgjate për vazhdimin e punës së saj”, porositi prokurorja Lençe Ristoska, në konferencën e organizuar nga Instituti për Politike Evropiane EPI, për kapitullin 23, njofton Portalb.mk.

Baby Boo

Ajo tha se kanë pasur numër të madh të procedurave parahetimore me element ndërkombëtar dhe e gjithë ajo e ka zvarritur momentin për vendime.

“Karakteristika më e rëndësishme e PSP-së është mu autonomia. PSP i posedon kapacitetet e nevojshme për luftë kundër krimit dhe reformave nuk do të jenë të plota nëse nuk përfshihet edhe PSP”, tha Ristoska.

Ajo deklaroi se janë të kënaqur që u janë miratuar 15 akuza dhe që kanë vendime për 14 persona të akuzuar.

“Kemi filluar gjykime për një pjesë më të madhe nga akuzat. Kemi vendimet për akuzë për 14 persona. Është e nevojshme zgjidhje ligjore për ndryshim në ligjvënës që të sigurohet se PSP do të ketë bazë të përhershme për vazhdimin e punës së saj”, shtoi prokurorja.