Pse u ndalua Gjuriqi nga Kosova


Shefit të Zyrës së Qeverisë së Serbisë në Kosovë, Marko Gjuriq, është ndaluar të hyjë në Kosovë pasditen e sotme.
KALLXO.com ka kontaktuar Jetlir Zyberajn, këshilltar i Ministrit të MPJ-së, cili tha se ndalimi i Gjuriqit ka ndodhur për shkak të një keqkuptimi.

“Gjuriq ka pasur leje për të hyrë në Kosovë, por ka ndodhur një keqkuptim procedural”, tha Zyberaj.

Drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i është ndaluar sot pasdite sot hyrja në Kosovë.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, Gjuriq e ka quajtur “skandaloz” vendimin për të mos e lejuar hyrjen e tij në Kosovë përmes njërës nga pikat e kalimit kufitar në veri.

Tanjug e citon Gjuriqin duke thënë se vizita e tij ishte e njoftuar “sipas rregullave”.

“Ky është një vendim skandaloz i Prishtinës, në kundërshtim me marrëveshjet dhe parimeve elementare të lëvizjes së lirë”, tha Gjuriq.

Baby Boo