Konfirmohet se s’do të ketë kampe refugjatësh në Shqipëri, BE shqyrton mundësi të tjera


Nuk ka asnjë zgjidhje pas takimit të posaçëm të BE në çështjen e azilit. Pas samitit të posaçëm të BE, ende nuk ka zgjidhje në politikën gjermane sa i takon mosmarrëveshjes së azilit. Kancelarja Angela Merkel vlerësoi të dielën në mbrëmje, në Bruksel, vullnetin e mirë për të bashkëpunuar, por nuk komentoi në mënyrë specifike nëse do arrihen marrëveshje me Shtetet Anëtare individuale për të marrë përsëri azilkërkuesit.

Vendi kryesor i mbërritjes, Italia, nuk përjashton marrëveshje të tilla, por dëshiron të hedhë poshtë sistemin ekzistues të azilit të BE. Pavarësisht disa dallimeve, pjesëmarrësit u dakordësuan për një pjesë të madhe të diskutimeve, në takimin e 16 nga 28 krerët e BE, tha Merkel. Duke qene se nuk mund të arrihet së shpejti një marrëveshjeje e përbashket në nivel Evropian, Merkel po hulumton mundësinë e marrëveshjeve dypalëshe dhe trepalëshe për përfitim reciprok me partnerët e tjerë të BE-së për të shmangur largimin e Seehofer nga koalicioni ne Gjermani, shkruan javanews.al.

Nga perspektiva e Berlinit mund të dakordësohet një marrëveshje mes të Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë, në të cilën Roma detyrohet të marrë përsëri refugjatët e kthyer nga dy vendet e tjera, të cilët tashmë janë të regjistruar në Itali. Ndryshe nga zhurma e krijuar ditet e fundit per mundesine e nje pike grumbullimi ne Shqiperi, te refugjateve te refuzuar ne vendet e BE, Samiti tregoi se ky opsion nuk ekziston. U fol per kampe ne Afriken e Veriut po u perjashtua cdo mundesi qe nje praktike e tille te perdorej brenda Europes. Situata e sigurisë pas krizës së refugjatëve në Gjermani duhet të jetë subjekt i një takimi të sigurisë në Ministrinë e Brendshme, në javën e ardhshme. /javanews.al

Baby Boo