Jashari i SBASHK’ut jep versionin e tij për procesin mësimor nga 1 shtatori

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Rrahman Jashari beson se nga 1 shtatori do të filloj viti i ri shkollor pavarësisht gjendjes së rënduar me pandemi. Ai për Gazeta Blic ka deklaruar se janë duke i analizuar propozimet e MASH-it që të ketë kthim të pjesshëm.
“Po unë besoj se viti i ri shkollor do të filloj më 1 shtator dhe ne do të japim gjithë kontributin tonë, ashtu siç kam premtuar edhe në emër të mësimdhënësve të Kosovës” tha ai.

Ai shtoi se janë duke analizuar atë që është thënë versioni i kthimit të pjesshëm.
“Nga përvoja që kam në arsim do të jetë më i lehti dhe më i mundshmi, pasataj edhe kthimi i tërsishëm që do të ishte i pavarur në rrethanat dhe kushtet që ndodhemi dhe versioni i tretë kthimi nga larg i cili është mbajtur me sukses por ka vështërsi të veta” tha ai.
Ai tha se SBASHK-u do të angazhohet që të ndihmoj mbarëvajtjen e procesit mësimor.

“Ne do të ndihmojmë, por siç ia kam bërë me dije edhe Kryeministrit edhe ministrit Likaj, do të shohim se a po respektohen masat që duhet ndërmarrë për t’i mbrojtur nxënësit dhe mësimdhënësit dhe personelin tjetër arsimor”, tha ai për Gazeta Blic. Dhe nëse masat e parapara nuk respektohen, atëherë sipas tij Këshilli Drejtues i SBASHK-ut do të marrë vendim që një mësim i tillë mos të vazhdojë tutje.
Jasharaj e ka versionin e tij të preferuar për hapjen e shkollave.

“Mendoj se versioni më i mirë është siç ka thënë MASHTI-i kthimi i klasave të para të dyta klasës së gjashtë dhe klasës së dhjetë, me arsyetimin se klasa e parë ka nevojë të jetë më afër me mësuesin me abetaren dhe më lehtë t’i përvetsojë njohuritë e para në shkollë klasa e dytë të forcohet në lexim dhe në operacionet matematikore, poashtu për klasën e gjashtë dhe klasën e dhjetë ku do të kalojnë në një proces tjetër arsimor” tha ai.

“Ajo që SBASHK-u po e thotë është se përveç se do të fillojmë nga afër duhet të respektohën në përpikri masat e ndërmarra për vijimin e mësimit”, vlerëson ai.