Pse u heshtë kërkesa për ndihmën e FBI-së në rastin “Monstra”?!


Byroja hetimore amerikane FBI ishte kërkuar si opsion për të hetuar rastin e Smilkovës që kishte ndodhur në prillin e 2012 ku u vr*anë pesë të rinj maqedonas ndërsa lidhur me këtë akt të rëndë u dënuan pesë shqiptarë banorë lokal të Hasanbegut.

Kërkesën për praninë e FBI ndër të parët e kishte kërkuar ish-subjekti politik RDK që udhëhiqej nga Rufi Osmani. Ai kishte theksuar se vetëm FBI ose ndonjë instancë tjetër ndërkombëtare mund të sigurojë besueshmërinë e procesit dhe një hetim të plotë.

Por dy vite më pas për këtë kishte folur edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti. “Bëhet fjalë për proces shumë të komplikuar. Kemi biseduar me miqtë tanë dhe kemi kërkuar që këtë proces ta monitorojë FBI-ja” ka thënë Ali Ahmeti kryetar i BDI-së.

Ndaj Ahmetit kishte replikuar atëkohë anëtari i LSDM-së Muhamed Zekiri duke theksuar se “mbaroi koha kur BDI kërkonte FBI-në tash FBI kërkon BDI-në” duke aluduar në proceset si rasti “Monstra”. Edhe Aleanca për Shqiptarët (ASH) viteve të fundit ka nënvizuar nevojën e pranisë ndërkombëtare në reformimin e sistemit të drejtësisë si dhe në përfshirjen në hetimet e rasteve të montuara dhe të komplikuara në Maqedoninë e Veriut.

Baby Boo