Shqipëri, vetëm një personi nga familja do t’i lejohet dalja nga shtëpia


Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri i Shqipërisë,Edi Rama paralajmëron shtrëngimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ai tha se nga e hëna vetëm një personi nga familja do t’i lejohet dalja nga shtëpia për të bërë furnizimet e nevojshme me ushqime dhe kjo do të bëhet duke u regjistruar në një aplikacion që do të prezantohet. Rama theksoi se orari i lëvizjes do të vazhdojë të jetë nga ora 05:00 deri në 13:00.

“Gati aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar! Njësoj si javën e shkuar, nga ora 13.00 nesër deri të hënën 05.00 të gjithë në shtëpi dhe të gjithë qepenat mbyllur! Nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes”, shkruan kryeministri në Facebook.

Për momentin në Shqipëri janë shënuar 8 viktima nga Covid, ndërsa nga gjithsej 174 persona të prekur, 31 janë shëruar.

Baby Boo