Pse policia nuk ndaloi punimet tek kazinoja në Reçicë të Vogël!


Sot kanë vazhduar punimet tek kazinoja në Reçicë të Vogël edhe pse, për të njëjtën më datë 01.06.2018, Gjykata e Apelit mori vendim që ky objekt të ndalojë veprimtarinë e tij punuese.

Banorët sot kanë lajmëruar policinë për, vazhdimin e punimeve tek objekti i kazinos.

Nga policia informojnë se nuk ka elemente për ndjekje penale.

Zëdhënësi i SVR Tetovë, Marian Josifovski tha për Pa Censurë: “Policia menjëherë ka dalë në terren dhe ka konstatuar se, nuk ka thyerje të ligjit dhe as prishje të rendit dhe qetësisë publike, në bazë të kësaj policia nuk ka marrë masa”

Teksa tek kazinoja në Reçicë vazhdojnë punimet ende…

 

Baby Boo