Çfarë sfidanti! Lewandowski do Barcelonën për të treguar se është më i mirë se Benzema


Cezary Kucharski, ish-agjenti i Robert Lewandowski, ka shpjeguar se dëshira e polakut për të luajtur në La Liga nuk është e re. Ai madje ka detajuar gjithashtu arsyet që e kanë shtyrë atë të “vërë bast” për Barçën. Sulmuesi i Bayern Munich është prioritet i skuadrës katalanase në këtë merkato verore.

“Ai dëshiron të tregojë se është më i mirë se Benzema, kjo përbën një arsye tjetër të qenësishme për të shkuar te Barça, – ka komentuar Kucharski në mikrofonat e “Ser”. – Lewandowski nuk ka ëndrra. Për të, të luajturit futboll është një punë. Ai është shumë profesionist. Real Madridi dhe Barça janë në të njëjtin nivel”.

Pavarësisht se ka një kontratë me Bayern Munich deri në qershor 2023, ish-menaxheri beson se operacioni me ekipin “culé” më në fund do të materializohet: “Barça dhe Lewandowski do të luftojnë për këtë nënshkrim. Unë mendoj se ai do të nënshkruajë për Barcelonën, ​​e shoh të mundur”.

Ish-përfaqësuesi i polakut zbuloi gjithashtu se pas kalimit në La Liga, sulmuesi dëshiron të marrë rrugën për në MLS: “Lewandowski duhet të ushtrojë presion ndaj Bayernit për ta liruar nga kontrata. Drejtuesit e klubit bavarez e dinë se ai donte të shkonte në Spanjë. Plani i tij ishte Gjermania, pastaj Spanja dhe ta përfundojë karrierën në SHBA”.

Baby Boo