Pse po martohen shqiptaret me burra serbë?- Intervista e Artan Fugës me studiuesen: Përplasja për zakonet, fenë dhe gjuhën


PROF. DR. AKADEMIK ARTAN FUGA
KRUSHQIT E PANGRIRË: MBI MARTESAT MES VAJZAVE SHQIPTARE DHE BURRAVE SERBË
Kur ish-studentja ime në lëndën e Komunikimit Ndërkulturor, Olta Murataj, në studimet Master në Letërsi të Krahasuar të Universitetit të Tiranë, komunikoi në “Messenger” me mua, thashë “sa kohë kam pa dëgjuar të rejat e saj”. Më shpjegoi që kishte qenë për disa vjet dhe kishte bërë një doktoraturë në një universitet shumë të mirë në Turqi, në fushën e sociologjisë. U gëzova sepse ajo tanimë kishte një formim ndërdisiplinor aq i rrallë në Shqipëri. Pastaj, në bisedë e sipër, më shpjegoi për temën e saj studimore:

“Martesat mes vajzave shqiptare dhe burrave serbë në Sanxhak të Serbisë”. U hodha përpjetë. “Do të të bëj një intervistë,-i thashë,- unë, ish-profesori yt, do të bëj gazetarin modest dhe ti doktoreshën në Sociologji”. Olta, vajzë e mençur, e sjellshme, sot është ende pa një vend pune universitar në Tiranë. Askush fatkeqësisht nuk i di gjetjet e rëndësishme të punimit të saj të rrallë në Sociologji, bazuar mbi bazën e intervistave të thelluara dhe të historive të jetës, aq të munguara në vendin tonë. Olta Murataj ndofta nuk e di se çfarë shërbimi të madh i ka bërë kërkimit shkencor në Shqipëri, që lëngon, por unë e di.

Ajo, me modestinë e saj, me një punim prej 300 faqesh që çdo shtëpi botuese e huaj do ta kishte botuar menjëherë, nuk e di ndoshta se fjalamanët, tjerrin në doktoratura fjali pa lidhje dhe pa kuptim, kurse ajo trajton një problem sa sociologjik, aq edhe gjeostrategjik për vendin e vet. Olta kërkon vend pune! Çfarë turpi për ne që e shohim prej një viti të endet derë më derë dhe derrat e kënaqur flenë mbi titujt e dalë nga faqet e mbushura me fjalë pa përmbajtje! Kurajo Olta Murataj! Kurajo Olta Murataj! … Të nesërmen kur u çova ishte shumë ftoftë. Unë jam martu n’tetor, dhe ishte shum ftoftë. Kur e pashë në mëngjes vendin thashë, “O Zot i Madh ku kam ardh, nuk asht ashtu siç ma kan përshkru” (Grua shqiptare, e martuar në Serbi).

Vazhdim …

Baby Boo