Rrëfimi i britanikut që kaloi 290 ditë me COVID-19 dhe u shtrua në spital shtatë herë – madje pesë funerale ishin përgatitur për të


Një britanik i cili doli pozitiv për coronavirus dhe qëndroi në një “gjendje të tillë” për 290 ditë ka thënë se ishte shtruar në spital për sëmundjen shtatë herë dhe pritej të vd*iste.
Sipas mediave të huaja, Dave Smith, 72 vjeç, nga Anglia, tha se doli 43 herë pozitiv për COVID-19, dhe se një herë kishte kollitje “pa ndërprerje” për pesë orë.
Dhe ky vlerësohet të jetë rasti më i gjatë aktiv me COVID-19 i regjistruar deri më tani.

Sipas mediave britanike, gjatë kësaj periudhe ai kishte humbur rreth 60 kilogramë në peshë.
Smith tha që “pasi bëra kaq shumë teste pozitive, unë isha gati të hiqja dorë”.
Ai tha se i tha gjithashtu gruas së tij: “Më lër të shkoj”.
Madje, sipas tij, familja kishin filluar “të organizonte një funeral pesë herë”.
Ndërkohë, edhe Gruaja e tij, Lynda, gjithashtu tha se ajo kishte pritur që ai të vd*iste.

Mediat raportuan se Smith ishte më i prekshëm nga coronavirusi sepse më parë kishte kimioterapi për leukeminë.
Ai u trajtua me një koktej të ilaçeve anti-virale nga prodhuesi i ilaçeve Regeneron dhe shkencëtarët tani po studiojnë Smith për të kuptuar më mirë se si virusi pëson mutacion.
Një raport i rastit i botuar më parë këtë muaj gjithashtu zbuloi se një grua 36-vjeçare me HIV të përparuar kishte “kaluar me coronavirusin për 216 ditë”, gjatë së cilës virusi kaloi në më shumë se 30 mutacione.

Baby Boo