Pse nuk rihapen shkollat kur munden kazinot pse jo edhe shkollat?


Ejup Breisha

Po funkcionon shume mire projekti i lenies se femijeve analfabet. Po pod he atë në mënyrë perfekte po funkcionon ky projekt katastrofik. Ja dy muaj janë mbyllur shkollat dhe Fakultetet dhe askuj si bëhet vonë për këtë gjë as Prindërve as punëtorëve arsimor e as Ministrisë së arsimit. Projekti I lënies analfabet të nxënësve po realizohet duke mos i lënë nxënësit që të shkojne në shkolle dhe atë në emer të mbrojtjes nga Virusi Korona. Bravo Ministri e Arsimit Bravo ministër i arsimit.Kjo bravo është në thonjëza jo e vërtetë. Në rrjetet sociale lexova një lajm ku Ministri i arsimit në detyrë i Republikës së Maqedonisë së Veriut po kumtonte një lajm të bukur në opinion për një qështje që nuk më interesoi ta lexoj se për çfar bëhej fjalë.

Z.Ministër në detyrë Arbër Ademi lajm I mire jo vetëm nga ju por edhe nga Qeveria do të jetë ai kur do të merrnit vendim që të rihapen. Shkollat dhe këtë duhet ta bëni sa më shpejtë që është e mundur. I late fëmijët pa arsimim a kuptoni ju a jo kjo nuk është vetëmse katastrofë por edhe tragjedi njerëzore dhe atë më e madhja e mundur. Menjëher pa hamendje dhe pa pritur aspak Ministria e arsimit duhet të bëj strategji dhe plane për kthimin e mxënësve dhe studentëve nëpër bankat shkollore sepse këta aty e kanë vendin e jo në Karantinë.

Le të mendohen mirë aktivitetet dhe masat për mbrojtje efikase të fëmijëve prej infektimit. Nëse janë krijuar kushtet për hapjen e Qendrave tregtare dhe Kazinove pse të mos hapen edhe shkollat me shumë vemendje dhe me plot kujdes kuptohet por ajo që është shumë e rëndësishme orët e humbura duhet patjetër të kompenzohen. Turp është që nxënësit të lehen pa mësime sepse mësimi on-line si duket nuk e ka arritur efikasitetin dhe efektivitetin e duhur. Për faktin se ne nuk kemi as përvojën e duhur por as traditë për këtë lloj mësimi.

Ku janë punonjësit arsimor që nuk e ngrisin zërin për rihapjen e shkollave kjo pra në fund të fundit është detyrë e tyre që të kërkojnë që të kthehen në vendet e tyre të punës. Është shumë leht që të marrin rroga pa punuar por është obligim I tyre që të punojnë diçka me qëllim që të kontribuojnë për arsimimin e gjeneratave të tëra të rinjëve.

Nuk e theme për edukimin sepse ky aktivitet apo dhe ky mision ja një kohë të gjatë është shuar nuk egziston më te ne. Dhe për fund nëse zhduket edhe misioni i arsimit lirisht shkollave dhe fakulteteve le tu vihet dryri dhe këto objekte le të shëndrrohen në muze për tu rikujtuar se sin ë një kohë të mëparshme në to shkonin nxënës dhe student dhe ata rrinin gjysëm dite atje dhe askush nuk kujdesej për ta që ti arsimon dhe edukon si duhet. Apeloj që të bëhen analizat e nevojshme dhe të duhura me qëllim që të rihapen shkollat dhe fakultetet. Më e domosdoshme dhe më humane është që të rihapen shkollat dhe fakultetet sesa Kazinot ku njerëzit duke shpresuar se do të fitojnë më shumë para mbeten edhe pa paratë e tyre të paktën nëpër shkolla dhe fakultete nxënësit dhe studentët le të mësohen se sit ë fitojnë shumë para jo vetëm për ta siguruar egzistencën e tyre por edhe për të jetuar më mirë. Këta këto gjëra nuk mund ti mësojnë në rrugë por Brenda objekteve arsimore sepse rruga krijon vetëmse rrugaç.

Baby Boo