Ministri i Ekonomisë tregon se kur mund të lirohen masat

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pret zbutje të masave restriktive për periudhën e ardhshme dimërore, nëse qytetarët dhe restoranet i respektojnë protokollet.
Ai nuk saktëson nëse do të ketë lehtësim ose heqje eventuale, por edhe njëherë përsëriti se Qeveria u përmbahet rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Baby Boo

“Nëse të gjithë i respektojmë masat, shifrat do të ulen dhe do të ketë mundësi për zbutje. Jam i bindur se do të ketë lehtësime në periudhën e dimrit nëse kështu respektohen masat sikur tani, nga ana e restoraneve dhe nga ana e qytetarëve, por nuk mund të them nëse do të hiqen. Ne gjithmonë do t’i respektojmë rekomandimet e Komisionit pët Sëmundje Ngjitëse”, theksoi Bekteshi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në ngjarjen me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, 27 Shtatori.