Pse heshtje! Çfarë po ndodh në Dibër?!


Qyteti i Dibrës është rikthyer në fokus të grabitjeve nga “maskat”. Popullata është e terrorizuar nga grabitja e para disa ditëve të një dibrani dhe punëtori të ndershëm, të cilit në mënyrë të dhunshme, persona të maskuar, në mesnatë, brenda shtëpise së tij, kanë ushtruar terror psikologjik dhe dhune fizike, atij dhe familjes se tij të ngushtë, cka të njejtit i është grabitur një sasi e konsideruashme parash dhe gjesende të vlefshme. Cka është më tragjike, të njejtës familje para disa vitesh i ndodh grabitje e ngjashme nga po persona të maskuar e armatosur.

Për fat të keq ky akt i shëmtuar ka kaluar në heshtje totale nga mjetet e informimit publik, kjo ndodh sepse nuk ka reagim dhe sensibilizim nga institucionet e vendit të cilët kanë përgjegjësi për rruajtjen e sigurise në qytet.

Ne e dimë që Dibra për shkak të pozitës kufitare, është e rrezikuar nga këto lloje aktesh të shëmtuara. Në anën tjetër kjo gjendje kërkon përballje dhe reagim të jashtëzakonshëm nga sektori i Ministrisë së punëve të brendëshme në Dibër.

Në rastin konkret jo vetëm që ska përballje të jashtëzakonshme në gjetjen e autorëve të krimit (të paktën nga ajo që shohim dhe kemi degjuar për arestimin ose jo të personave të dyshuar ose recidivisteve të veprave penale), ndoshta edhe për kapacitetin që ka kjo polici në vete, por me e keqja është se ka kaluar në heshtje nga të gjithë që në një mënyrë jane përgjegjës për sigurinë dhe administrimin e qytetit të Dibrës.

Sensibilizmi kërkon të pranohet realiteti para organeve qëndrore se, Dibra me këtë kapacitet policie dhe organizimi policor që ka, është e paaftë të përballet me fenomene të krimeve më të uleta, si përdorimi i lendeve narkotike, vjedhjeve sporadike, dhunës fizike, e jo më me vjedhjeve grabitqare nga persona të maskuar dhe të armatosur, dhe që sigurisht janë njerës me kriminalitet të theksuar. Pse po heshtet, kur duhet të tregohet realiteti se Dibra nuk është e sigurtë, dibranët qëndrojnë të frikesuar në shtëpite e tyre nga ky lloj terrori i grabitjes më maska vecanërisht.

Nëse nuk ka sensibilizm të rastit në fjalë, maskat do të ndjehen të fuqishëm dhe cak i sulmit të rradhës mund të jenë kushdo, madje edhe vetë kreret e insitucioneve. Duhet të kemi parasysh se sensibilizimi i organeve qëndrore është e vetmja mënyre që të organizohen grupe speciale të policise për mbrojtjen e popullatës, sidomos gjatë sezonit veror kur vijnë mërgimtarët në shtëpite e tyre. Në rrethana të jashtëzakonshme edhe masat e sektorit të Ministrisë së punëve të brendëshme, duhet të jenë të jashtëzakonshme, në të gjitha aspektet, si përballje me të gjitha grupet apo individet problematik të qytetit, pa kompromis.

E theksoj, jo që heshtja për këtë rast është e rrezikshme, por sensibilizimi i saj, mjeti më i paktë për të arritur rrezultat. Besoj ju kujtohet atëherë kur unë personalisht si student, në kohën kur në Dibër kishte grabitje të vazhdueshme nga maskat, gjate nje debate televiziv në qytetin Tetovës, të organizuar nga Radio televizioni i Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe, me zv.ministrin e Punëve të Brendeshme Rafet Elmazit, dhe studenteve në anën tjetër, e akuzova drejteperdrejt Rafet Elmazin, se nuk ben asgje per sigurine e qytetit te dibres qe po shkaterohet nga bandat e maskuara ne menyre permanente, thirje e cila pati mbështetje nga të gjithë studentet prezentë.
Rezultati i kësaj thirjeje ishte pozitiv, i detyruar moralisht, profesionalisht apo interesi politik, Rafet Elmazi mbas disa ditësh, në bashkëpunim me sektorin e Ministrise se punëve të brendëshme në Dibër, organizoi grupin special të policisë “Alfat”, të cilët sollën sigurinë në qytet, në të gjitha drejtimet, eliminuan grabitjet e maskuara për një kohë shumë të gjatë.

Mosalarmimi i situatës nga organet kompetente, kur nuk ka mundësi vetëpërballjeje, është shanc i rradhës për kriminelët. Dëmi që i behet tjetrit, duhet të ndjehet sikur na bëhet ne, të paktën kështu na ka mësuar feja e Zotit. Kushdo mund të jetë viktimë e rradhës, prandaj le ta parandalojmë me kohë, dashtë Zoti!

[Alpin Ollogu]

Baby Boo