Tiranë: I moshuari hidhet nga kati i gjashtë


Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet.

Një i moshuar në Tiranë është hedhur nga kati i 6-të i banesës ku jetonte duke gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Albano Poli, ndërsa po hetohet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

“Dje, në rrugën ‘Albano Poli’, është hedhur nga ballkoni i katit të gjashtë të pallatit dhe ka gjetur vdekjen shtetasi M.A., 78 vjeç, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim”, njoftoi Policia.

Baby Boo