Pse funksionarët shqiptarë martoheshin me gra serbe


Ishin politikanë shqiptarë , por vetëm për shqiptarët nuk punonin .Me kalimin e viteve ata shqiptarë nuk ishin më vetë por përafroheshin aq shumë me pushtetin jugosllav sa zgjidhnin edhe gratë e tyre t’i kishin serbe .

Ishin figura të larta politike dhe jo vetëm që bënin një jetë të dyzuar kur në fakt dolën të ishin spiunë, tradhëtarë dhe njerëz të paguar nga shërbimet serbe që dëmtuan rëndë indin shqiptarë .Pyetja është : dashuria, pushteti, apo më shumë se kaq i bënte politikanët dhe personalitetet tjera shqiptare të Kosovës që të përafroheshin me pushtetin jugosllav duke vepruar nga terreni shqiptarë .

Por ” rastësitë ” nuk mbarojnë këtu sepse akoma edhe sot në Maqedoninë e Veriut kemi shumë figura politike shqiptare që veprojnë në terrenin maqedonas dhe shumë prej tyre poashtu kanë zgjedhur bashkëudhëtaret e jetës maqedonase .

Në ish -Jugosllavi dikur dhe në Maqedoninë e Veriut sot ka diçka të ngjajshme ndonëse në rrethana të ndryshme.Këto janë politikanët shqiptarë që janë futur në strofkën e partive jo shqiptare dhe prej atje mundohen të bëjnë ” patriotin”.

Kush janë këta njerëz misteriozë , me cfarë qëllimesh i janë futur politikës dhe përse nuk zgjodhën partitë shqiptare ,por u strehuan tek pala tjetër ?!

Në Jugosllavinë e dikurshme kishte shumë politikanë shqiptarë të cilët ishin të martuar me gra serbe .Ata kishin funksione të larta por ishin të privilegjuarit e pushtetit jugosllav.Në listën e këtyre personave ishin:

Sinan Hasani politikan- i martuar me grua serbe.Në listën e gjatë të tyre ishin edhe Rrahman Morina, Ali Shukria, Kolë Shiroka ,Halil Fejzullahu ,Ali Loshi, drejtor banke i martuar po me një grua serbe .

Më tej ishin edhe Muharrem Shala, dekan i Fakultetit të bujqësisë, Mustafë Dauti, profesor universitare, pastaj Remzi Bakalli, vëlla i Mahmut Bakallit, dhe Gani Pula, drejtor kombinati.Kjo listë mbase mund të ketë qenë shumë më e gjatë , por a ishte rastësi që gjithë këto personalitete politike, publike, persona me tituj universitarë të kenë qenë martuar për shkak se i ka lidhur ” dashuria” apo se i ka kontrolluar pushteti serb në atë kohë .

Mund të ndryshojnë kohërat, por në thelb sistemet mbeten thuajse të njëjta .Në fakt kur është në pyetje pushteti ,ky i fundit gjithnjë gjen “kanarina” të ëmbla, të dëgjueshme dhe shpesh i piketon njerëzit lehtësisht të manipulueshëm që i bën për vete.

Kjo situatë është thuajse e njëjtë edhe sot me disa shqiptarë në Maqedoni që kanë zgjedhur që veprojnë në terrenin e politikës maqedonase , disa prej tyre që po krijojnë edhe lidhje martesore me gra maqedonase .A është kjo një rastësi ?!

Baby Boo