Pse Eni Koçi kurrë nuk do merrte pjesë në Big Brother Vip? Me përgjigjen e saj do pajtohej shumica (FOTO)


Teksa u pyet nga ndjekësit, përmes rubrikës “Ask me a question”, se a do hynte në një format si ‘Big Brother Vip’, Eni Koçi dha përgjigjen e saj.
Artistja shqiptare, tregoi edhe arsyen e saj se pse nuk do bëhej pjesë e “Big Brother”. “Jo nuk është program i përshtatshëm për mua. Më pëlqen që jeta ime private të mbetet private”, tha Eni Koçi.

Përveç Enit ka edhe artistë tjerë të estradës të cilët nuk e shohin vetën në këtë program, madje ka prej tyre që edhe e kanë refuzuar kërkesën për tu bërë pjesë e këtij spektakli.
Eni Koçi është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here detaje nga jeta private. Kohët e fundit, ajo ka treguar se ka kaluar Covid-19, por që disa simptoma i kanë mbetur ende.

Ndërkohë, sot përmes një postimi në Instagram, Eni tregoi se ka humbur plot 9 kilogramë, por pavarësisht këtij fakti, vazhdon të jetë sërish në dietë.
“-9 kilogramë por sërish në dietë”, ka shkruar këngëtarja në postim. Sa i përket muzikës, projekti i fundit që Eni ka publikuar ishte në muajin dhjetor në bashkëpunim me Fisnikët, “Lamtumirë”.

Baby Boo