Pse burrat nuk i gjejnë kurrë çorapet: edhe kur i kanë para syve


Kjo nuk është një batutë: burrat e kanë më të vështirë se gratë për të gjetur atë që kërkojnë dhe nuk është çështje përtacie.
Nëse meshkujt në shtëpi shpesh nuk e gjejnë atë që kërkojnë, ndryshe nga gratë, kjo është për shkak se të dy gjinitë kanë “vizion periferik” të ndryshëm.
Gratë janë në gjendje të shohin me saktësi të mirë, deri në 45° nga qendra e fushës së tyre të shikimit, në disa raste të rralla ato zhvillojnë vizion periferik që është afër 180°.

Origjina e këtij dallimi mund të qëndrojë në zakonet shoqërore parahistorike. Gratë, merreshin kryesisht me mbledhjen e frutave, bimëve dhe rrënjëve, duke zhvilluar një vizion më të gjerë. Ndërsa burrat dilnin për gjueti, duke përqendruar vëmendjen për një kohë të gjatë, te gjahu përballë.
Prandaj, kur burri ju thërret se nuk gjen dot çorapet në sirtar ose qumështin në frigorifer dhe ju i gjeni si me magji, qetësojeni të gjorin, shpjegojani që ju nuk jeni zana me aftësi mbinatyrale – jeni thjesht më të përsosura në shikim

Baby Boo