Pse BE-ja la Kosovën e Maqedoninë jashtë fondit 530 milionë eurosh

Komisioni Evropian sot ka propozuar një paketë prej gati 530 milionë Euro në mbështetje financiare shtesë nën Fondin e Solidaritetit të BE (EUSF), e cila do të kontribuojë për të mbrojtur shëndetin publik në luftën kundër koronavirusit për 20 shtete, por në mesin e tyre nuk është Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Baby Boo

Në një përgjigje, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Veronica Favalli ka thënë se Kosova nuk bënë pjesë në Fondin e Solidaritetit pasi që nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.
“Rregullorja e EUSF (neni 2 (1)) përcakton vendet që janë “shtete Anëtare ose një vend i përfshirë në negociatat e pranimit në BE”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Republika e Maqedonisë së Veriut sipas saj, fillimisht iu ishte drejtuar shërbimeve të Komisionit me një letër paraprake duke theksuar qëllimin e tyre për të aplikuar, por në fund nuk kanë paraqitur një kërkesë zyrtare brenda afatit të vetëm të 24 qershorit.
EUSF u krijua pas përmbytjeve të mëdha në Evropën Qendrore në verën e vitit 2002, kryesisht për të ndihmuar vendet e pranueshme në operacionet e emergjencës dhe rimëkëmbjes pas katastrofave natyrore. Midis vitit 2002 dhe 2020, EUSF ka mobilizuar gjithsej mbi 6.5 miliardë euro për ndërhyrje në 96 ngjarje të katastrofës në 23 shtete anëtare dhe 1 vend anëtarësimi.