Protestohet kunder imamit të Mekës: Skllav i Amerikës

Në Gjenevë, imami i Qabes Sudeysi, gjatë një fjalimi me besimtarët musliman u shpreh se “SHBA-të me Mbretin Saudit janë duke u përpjekur për vendosjen paqës në botë”, por reagimi ishte i menjëherëshëm nga një besimtar musliman algjerian.

Baby Boo

“Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dy shtyllat e botës, dhe ato janë duke u përpjekur për vendosjen e paqes në botë”, tha imami i Qabes, Sudeysi.

Ndërsa një musliman algjerian i dha leksione në një xhami të Gjenevës në Zvicër. Ai i tha:
“Si e keni mbështetur grusht shtetin në Egjipt dhe Turqi? O Dijetarët e pallatit mbretëror, ju do të jepni përgjegjësi në botën tjetër për pozitën tuaj, dhe për qëndrimin tuaj të gabuar…O Skllevër të Amerikës,” tha ai. Si na e thua këtë në mënyrë kur ju i bllokuat vëllezërit tanë në Jemen dhe Katar? Mos na gënje, sepse sot nuk na ka mbetur asnjë pikë besimi ndaj jush. Ne e dimë mirë se çka është liria dhe siguria, sepse tokat tona kanë qenë të njohura për liri dhe siguri”, u shpreh qytetari algjerian.

Restorant Lumare