Ndihmë për qytetarët drejtpërdrejt në xhirollogari!


Ndihma për kategoritë e rrezikuara qytetarësh nuk do të jepet përmes kartelave pagesore, por drejtpërdrejt në xhirollogaritë e tyre. Këtë sot e kumtoi i pari i Financave, Fatmir Besimi, i cili tha se ky vendim është sjellë për t’i shmangur tollovitë para bankave në kushte kur duhet të kujdeset për shëndetin e qytetarëve për shkak të koronavirusit. Lidhur me atë si do të kontrollohet nëse të hollat shpenzohen për produkte vendase, Besimi tha se bankat kanë softuer për këtë.

“Duke pasur parasysh dinamikën e fundit me Kovid, përkatësisht valën e dytë që e patëm me numër më të madh, opsioni më real dhe më i thjeshtë ishte, në vend që të ketë kartela pagesore, mjetet të transferohen drejtpërsëdrejti në llogaritë e transaksionit. Në mënyrë shtesë do të ulen shpenzimet të cilat shteti paraprakisht i paguante për lëshim të kartelave kreditore. Tani në këtë fazë do të duhej shpenzim shtesë për kartelat”, tha Fatmir Besimi – Ministër i Financave.

Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska, tha se kompanitë kanë afat deri më 10 nëntor të dorëzojnë kërkesë për marrje të ndihmës financiare për pagesë të rrogave në kuadër të pakos së katërt masash. Sa u takon kompanive që nuk ua kanë paguar të punësuarve ndihmën që e kanë marrë, Llukarevska tha se llogaritë e tyre janë bllokuar, kurse mjetet – tërhequr.

Baby Boo