Protestë për 1 Maj: “Gratë nuk pushojnë as të dielave”


Përveç sindikatave, edhe një grup tjetër ka paralajmëruar protesta më 1 Maj, në ditën e punëtorëve, shkruan Jepi zë.

Aktivistet e “Kolektivi për Mendim dhe Veprim” kanë vendosur mbrëmë disa grafite me mesazhe si “Gratë nuk pushojnë as të dielave”, “Rrogat si lëmosha, punëtorët hajnë trosha” e disa të tjera.

Në njoftim është bërë e ditur se protesta fillon nga ora 12:00, te sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

1 MAJI I REZISTENCËS!

Sonte aktivistet/ët e Bllokut Anti-kapitalist vendosën mbishkrime që shpërfaqin nëpërkëmbjen e klasës punëtore nga kapitalizmi në Kosovë. Eksploatimi, raskapitja e varfëria e punëtoreve/ëve nën këtë sistem janë të ndërmjetësuara përmes dorës së shtetit, i cili në tentativë për ta blerë heshtjen, është veç duke e mbajtur të shtypur 99 përqindëshin në favor të 1 përqindëshit të pasur.

Permes grafiteve, ne thërrasim në organzim të klasës punëtore për çlirim nga shtypja. Gra punëtore që punojnë brenda shtëpive pa pagesë, punëtore e punëtorë në fabrika, sektorin e shërbimeve, pensioniste/ë, studente/ë të të gjitha etnive, racave, aftësive fizike, lokacioneve gjeografike, identiteteve gjinore dhe orientimeve seksuale, bëhemi bashkë për 1 maj. Për liri e barazi!

1 maj, ora 12:00, sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë.

Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës
Dylberizm
Aktivistet/ët e bashkuar për drejtësi

Baby Boo