Pendarovski në takim me Petkovin: Nevojitet rikthimi i besimit mes dy qeverive


Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në takim me kryeministrin bullgar, Kiril Petkov u shpreh se nevojitet rikthimi i besimit mes dy qeverive.

Kjo, siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, do të kontribuojë në përforcimin e marrëdhënieve të mira fiqnjësore dhe dialogut politik.

“Tejkalimi i moskuptimeve të ndërsjella është e rëndësishme për integrimet evropiane të Maqedonisë si dhe neutralizim të tendencave negative dhe euroskepticzimit që rriten në rajon”, u shpreh Pendarovski.

Ai theksoi se fqinjësia e mirë nënkupton edhe respektimin e parimit të barazisë mes dy palëve dhe se ka vullnet politik që dialogu të vazhdojë.

“Në takim u bisedua me mundësitë e avancimit të bashkëpunimit bilateral në disa sfera duke pasur parasysh se vendet janë fqinje dhe aleatë në NATO. Në këtë drejtim, presidenti shprehi mbështetje edhe për dialogun e nisur mes dy qeverive, për gjetjen e propozimeve konkrete si dhe përpjekjet për intensifikimin e bisedimeve me qëllim që të arrihen rezultatet e matshme që janë në interes të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.

Sipas tij, fillimi i bisedimeve për Maqedoninë e Veriut paraqet përfitime të prosperitetit dhe stabilitetit në rajon dhe kjo do të ndikojë në avancimin e bashkëpunimit në ekonomi, këmbinm tregtar, ndërlidhje infrastrukturore dhe bashkëpunim në arsim, shëndetësi dhe kulturë.

Baby Boo