Protestë me vetura para qeverisë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike


Në organizim të Konfederatës së Sindikatave të Maqedonisë (KSOM) është mbajtur një protestë simbolike kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut me dhjetëra vetura që bllokuan rrugën para ndërtesës së qeverisë së vendit.

Baby Boo

Veturat për të protestuar shtrenjtimin e energjisë elektrike u tubuan në udhëkryqin para qendrës tregtare “Mavrovka” dhe vazhduan drejt qeverisë pas çka u shpërndanë pa incidente. Duke folur për mediat para ndërtesës së qeverisë kreu i KSOM-it Marjan Ristevski bëri të ditur se javën e kaluar kanë filluar bisedimet me grupet parlamentare për problemin e rritjes së çmimeve të energjisë elektrike.

“Javën e kaluar filluan bisedime të caktuara me grupet parlamentare. Javën e ardhshme përsëri vazhdojnë bisedimet dhe shpresoj se më në fund kur ka bisedime ne do të gjejmë një rrugëdalje për problemet që shqëtësojnë qytetarët me energjinë elektrike” tha Ristevski.

Kujtojmë se më 31 korrik kreu i Komisionit Rregullator të Energjisë (KRE) së Maqedonisë së Veriut Marko Bislimoski njoftoi se nga shtatori çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 7.42 për qind dhe se qytetarët edhe më tej do të mund ta përdorin tarifën e lië në të njëjtat periudha si më parë. Që nga ajo kohë çdo javë janë organizuar protesta në disa qytete në të gjithë vendin kundër vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.