Deputetët e Kuvendit të Kosovës që nuk dinë të shkruajnë shqip

Regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës i obligon ata që të plotësojnë pak të dhëna personale në Formularin për Broshurën Parlamentare. Aty kërkohen emri e mbiemri, kombësia, datëlindja, vendlindja, statusi civil, partia të cilës i përket deputeti, arsimimi, njohja e gjuhëve të huaja, aktivitetet e deritashme të deputetit dhe të dhënat e kontaktit. Në kaq pak rubrika sa duhet të plotësojnë deputetët, e që nuk kërkohet të kenë më shumë se 15-20 fjalë, një pjesë e madhe e tyre kanë bërë gabime të ndryshme gjuhësore.

Baby Boo Tinex

Eshtë kërkuar qasje në formularët, të cilët janë plotësuar nga vetë deputetët Kuvendit të Kosovës dhe i ka siguruar 117 nga 120 sosh.

Gabimet janë të shpeshta e më së shumti, duket se deputetët kanë bërë në përshkrimin e kombësisë. Ka nga ata që e kanë shkruar shqipëtar, shqipëtarë apo edhe shqiptarë, në vend se të shkruhej korrekt shqiptar apo shqiptare
Porse, ka edhe gabime të tjera, të cilat do të mund të shihni më poshtë në formularët që deputetët e legjislaturës së tetë kanë bërë, e që regjistrimet i kanë kryer nisur nga data 17 mars 2021.

Ndërsa, seanca konstituive e Kuvendit është mbajtur më 22 mars, ku me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim deputetët kishin votuar për Qeverinë e re të vendit.
Në fotografitë më poshtë me ngjyrë të kuqe janë të nënvizuara gabimet e deputetëve, ndërsa KALLXO ka përzgjedhur një numër të këtyre formularëvem, te të cilat gabimet drejtshkrimore ishin më të mëdha.

Restorant Lumare