Protestë kundër “Ballkanit të Hapur”


Mes paralajmërimeve për protesta dhe vijimit të refuzimit nga shtetet e tjera, tre themeluesit e “Ballkanit të Hapur” do ta mbajnë takimin e radhës në Tiranë.Ditën kur mbahet takimi, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur protestë kundër Qeverisë Rama, ku do të kundërshtohet edhe ardhja e Vuçiqit.“Ditën e hënë, ora 16:00, të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtje të interesit kombëtar, por edhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 430 milionë eurove që kërkon “Kreu i Meduzës” me SPAKU-n e tij, t’i fshehë në një vjedhje prej 3 milionë eurosh”, ka paralajmëruar Berisha.

Protestën e ka mbështetur edhe ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri.Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri tha se nisma e Ballkanit të Hapur ka për synim t’i vendos popujt në hegjenoninë serbe.““Ballkani i Hapur” do të vendos popujtë në hegjemoninë serbe…kështu ëndërron Vuçiçi në prag të arritjes në Tiranë nesër”, shkroi fillimisht Tahiri.“Mirëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër do ti tregoj se ai vetëm mund të ëndërroj. Protestat nesër në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët”, tha ajo.Ndërkaq qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në protestën e nesërme të organizuar në Tiranë, kundër vizitës së Aleksandar Vuçiq dhe idesë ”Ballkani i Hapur”.Çfarë është “Ballkani i hapur”?Nisma për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i hapur”, e cila përfshin Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është marrë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në tetor të vitit 2019.Nisma fillimisht është quajtur “Mini Schengen” dhe ajo parasheh lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tre vendeve.Në korrik të këtij viti, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri: “Ballkani i hapur”.Është vendosur lëvizja e lirë e qytetarëve me letërnjoftim ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.Është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim në parandalimin dhe eliminimin e pasojave të fatkeqësive natyrore.Janë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave në Ballkanin Perëndimor, si dhe një Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës.Është rënë dakord që kontrollet kufitare ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të hiqen nga 1 janari i vitit 2023.Është planifikuar që gradualisht të krijohet një treg i përbashkët për 12 milionë banorë, aq sa kanë banorë këto tri shtete së bashku – pra, të krijohet një “zonë e vetme ekonomike.

Baby Boo