Aksident i rëndë në rrugën Shtip-Koçan, ndërron jetë 39-vjeçari nga Shkupi, lëndohen dy fëmijët e tij dhe gruaja


Mbrëme pas mesnate gjatë një aksidenti ka ndërruar jetë një 39-vjeçar nga Shkupi, ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij janë lënduar rëndë. Aksidenti ka ndodhur në autostradën nga Shtip-Koçan.

Sipas Ministrisë së Brendshme, automjeti në të cilin ndodhej familja ka dalë nga rruga. Bëhet fjalë për një makinë Renault Laguna.

Dy fëmijët të mitur ndodhen në spital bashkë me gruan.
Në pesë muajt e fundit në këtë rrugë kanë humbur jetën pesë persona.

Baby Boo