Pro*testa “Monstra”, Sunaj Avdiu nga Hasanbegu dë*nohet me 18 muaj bu*rg


Me 18 muaj bu*rg është dë*nuar Sunaj Avdiu nga Hasanbegu nën ak*uzën për dhu*në ndaj policëve në pro*testën e 26 shkurtit kundër rastit “Monstra”.
Dë*nimi i është shqiptuar sot pasdite, njofton avokati i tij, Asmir Alispahiq.
Sipas avokatit mbrojtës, prokuroria nuk ka dëshmuar asnjë provë bindëse kundër Avdiut, por gjykatësja Daniella Aleksovska megjithatë ka shqiptuar dë*nim drakonik.

“Nuk kishte asnjë provë kundër Sunajit. Dë*nimi iu shqiptua në bazë të pantallonave, gjoja e paskan njohur në bazë të pantallonave që i ka mbajtur. Paramendoni çfarë prove mund të jenë pantallonat dhe sa njerëz sot mund të kenë pantallona të njëjta”, deklaroi avokati Asmir Alispahiq. Sunaj Avdiu mbetet në parabu*rgim deri në plotëfuqizimin e aktvendimit.

Ai është personi i gjashtë që dë*nohet për pjesëmarrje në pro*testën e 26 shkurtit.
Fillimisht, pasi kanë pranuar veprën me nga një vit bu*rg janë dë*nuar Behar Dalipi, Besart Kalisi dhe Shaban Veseli.
Më pas me nga 16 muaj u dë*nuan edhe Fabio Idrizi dhe Arton Sadiku.

Baby Boo