Protagonistja e filmit “ZGJOI” edhe me një çmim tjetër


“ZGJOI” është një film shqiptar i metrazhit të gjatë, i bazuar në një ngjarje të vërtetë me regji të Blerta Bashollit, ku së fundmi ka marrë shumë vëmendje si në vend e rajon po ashtu edhe në shumicën e vendeve evropiane e amerikane. Protagonistja e këtij filmi është aktorja e njohur kosovare Yllka Gashi, e që në film njihet me emrin Fahrije Hoti, përcjellë Pa Censurë. Ajo ka marrë çmimin e tretë për portretizimin e Fahrije Hotit, si aktorja më e mirë në rol kryesor në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Scottsdale të Arizonës. Ky çmim i erdhi disa ditë pas çmimit si aktorja më e mirë në Festivalin Spanjoll “Seminci”./PACENSURË

Baby Boo